Zaevi: Maqedonia e gatshme për shtesë në emrin e vet

15 shkurt 2018 | 11:18

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se vendi i tij dhe Greqia kanë bërë progres të rëndësishëm kah zgjidhja e kontestit për emër, që po zgjatë për një periudhë të gjatë.

Zaevi ka thënë dje se Qeveria e Maqedonisë është e gatshme ta shtojë një “përcaktues gjeografik” në emrin e vendit, një ndryshim që është kërkuar nga Greqia.

Por, ai ka theksuar se ka edhe çështje të tjera kontestuese, përfshirë atë se si do të quhet zyrtarisht gjuha maqedonase.

Maqedonia dhe Greqia për më tepër se 25 vjet kanë mospajtim të ashpër lidhur me të drejtën për emrin Maqedoni.

Greqia thotë se duke e përdorë atë, vendi fqinj shpreh pretendim ndaj provincës greke me të njëjtin emër, raporton “AP” nga Shkupi.

Lidhur me këto çështje, ministrat e jashtëm të të dy vendeve janë takuar këtë javë në Vjenë, së bashku me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 17 persona janë vrarë në sulm me armë…