Zbulohet një kështjellë 4.000 vjeçare në Siri

19 dhjetor 23:32

Një zinxhir i pazakontë ushtarak që daton 4 000 vite më parë, duke përfshirë kështjella, fortifikime, kulla dhe fortesa që komunikonin me anë të sinjaleve të dritës u zbulua në Siri në sajë të analizimit të pamjeve ajrore dhe satelitore nga një ekip franko-sirian.

Këto punime të drejtuara nga laboratori Arkeorient (CNRS, Universiteti Drita Lion 2) dhe drejtoria e përgjithshme e antikiteteve dhe muzetë e Siritë u publikuan të martën në revistën Paleorient.

“Është hera e parë që zbulohet një sistem i fortifikuar në të tilla përmasa. Ky stukturë e gjërë mbizotëroi stepën e Sirisë qendrore dhe shërbeu si mburojë e aglomerateve dhe zonave më tërheqëse në periudhën e Bronzit të Mesëm (mijëvjeçari i dytë para Krishtit), saktësoi një nga autoret, Marie-Odile Rousset hulumtuese në Qendrën franceze të Kërkimit Shkencor (CNRS).

Rajoni i vëzhguar nga misioni franko-sirian i shkretëtirave të Sirisë së Veriut ndodhet në lindje të Hamas dhe zë një sipërfaqe rreth 7 000 kilometra katror. Këto gërmime virtuale kompletojnë ato të kryera në terren nga 1995 në 2002 më pas në 2010, pra përpara luftës, që përkon me periudhën e qeramikave.

“Nga kjo periudhë njihen kryesisht fortifikime urbane, por atje kemi të bëjmë me fortifikimin e një territori për të mbrojtur akset e qarkullimit dhe tokat”, tha për median, Marie-Odile Rousset. Këto kala janë ndërtuar nga blloqe të mëdha shkëmbinj vullkanike të pa rafinuar dhe mure disa metra lartësi.

“Për më tepër, çdo qendër e fortifikuar ishte ngritur në mënyrë të tillë për të mundësuar komunikimin virtual me të tjerët me anë të sinjaleve të dritës (llampadarë) apo zjarre, si indianët për të transmetuar në mënyrë të shpejtë informacionet drejt qendrave më të mëdha të pushtetit”, saktësoi arkeologia, përcjell Atsh.

E vendosur në buzë të rajoneve sedentare mjaft të populluara të Gjysmëhënës pjellore në perëndim të stepës së ashpër të nomadëve në lindje, ky rajon nuk ka qenë vazhdimisht i banuar.

“Kemi konstatuar që ky rajon ishte ripushtuar në periudhën e krizës. Ndër të tjera, së fundmi, qendra e epokës romake ka qenë e ripushtuar nga banorët që ishin larguar nga Hama dhe Homsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Arabia Saudite ka rrëzuar një raketë balistike të nisur nga…