Zbulohet paga e Messit, shifër rekorde në futboll

12 janar 2018 | 21:57

Thyerja e rekordeve ka qenë gjithmonë objektivi i Lionel Messit, por numri 10 “blaugrana” këtë radhë është i pari edhe jashtë fushës së blertë.

Sipas Football Leaks, për herë të parë në historinë e futbollit, një lojtar, duke iu referuar pikërisht Messit, do të paguhet më shumë se 100 milionë euro në sezon, transmeton SS.

Shifrat e Football Leaks zbërthehen si më poshtë: Argjentinasi do të ketë një pagë 71 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe bonuset, ndërsa 63.5 milionë i ka përfituar në momentin e nënshkrimit të rinovimit të kontratës. Por nuk mbyllet meq kaq, sepse në qershor të vitit 2021 për besnikërinë ndaj klubit do të përfitojë një tjetër shumë dhe në total shifra që do të arkëtojë Messi për katër sezonet e ardhshme (përfshihet edhe ky aktuali) do të jetë 417.5 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Leicester-it, Riyad Mahrez, ka hapur bisedimet me Liverpool-in…