Zbulohet shkaku i ndarjes së John Cenës dhe Nikki Bellës

20 maj 2018 | 13:32

John Cena po përpiqet shumë për të fituar përsëri Nikki Bellan, por ajo nuk është gati për t’u rikthyer, raporton “TMZ”.

Pak ditë më parë ylli i mundjes ka pohuar se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë me Nikkin. Për këtë çështje ka folur vet Nikki.

“Unë besoj 100 për qind se ai dëshiron të ketë fëmijë. Kjo më bën të kthehem pas dhe të hidhem në krahët e tij”, ka thënë Nikki.

Konflikti mbi fëmijët ka shkaktuar çorientim të saj në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ajo ka thënë se është lënduar shumë nga ky konflikt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve është vetëm nëntë…