Zbulohet ‘Zona e errësirës’ nën oqean

10 maj 2018 | 13:58

“Zona e errësirës” e oqeanit të mistershëm, e zbuluar 300 metra nën sipërfaqen e ujit, është shtëpi e 100 specieve të panjohura të jetës detare.

Shkencëtarët kanë eksploruar zonën e rrallë të ndriçuar rreth ishullit Bermuda.

Zona e oqeanit ndodhet nën korale dhe për një kohë të gjatë ishte injoruar nga shkencëtarët.
Misioni ishte organizuar nga British charity for ocean exploration Nekton dhe ishte udhëhequr nga shkencëtarët e marinës nga Universiteti Oksford.

Thellësia mesatare e “zonës së errësirës” së oqeanit, sipas shkencëtarëve, është 4.200 metra dhe jeta e saj e brendshme deri më tash është dokumentuar në mënyrë shumë të varfër.
Speciet e reja janë ranguar nga ‘cryptofauna’ deri te mbulimi i madh i specieve të koraleve të zeza dy metra të larta.
Ekipi po ashtu ka gjetur një mal të madh me alga në një mal nënujor 24 kilometra larg brigjeve të Bermudës.
Shpatet e rajonit paraqesin masa të koraleve, ngjalat e gjelbra, gaforret e errëta, peshqit e vegjël të verdhë dhe rozë, dhe fauna tjera të lëvizshme.
Më shumë se 100.000 male nënujore ekzistojnë në të gjithë globin, por më pak se 50 janë hulumtuar në detaje.
Misioni i ardhshëm i grupit do të jetë në Oqeanin Indian më vonë këtë vit, duke eksploruar rajone nënujore rreth Maldiveve, Mauricius, Sejshelle, Andaman dhe Sumatra./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup qytetarësh nga Zhabari i komunës së Mitrovicës janë…