Zyra e zëvendëskancelarit demanton mediat serbe: Austria e ka njohur Kosovën dhe është përkrahëse aktive

11 shkurt 2018 | 21:32

Zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache,  mohoi të këtë thënë për për gazetën “Politiko” të Beogradit, se “Kosova padyshim është pjesë e Serbisë”. Por një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i tij, Martin Glier.

Pas reagimeve të shumta, zëdhënësi i tij, Martin Glier, ka thënë se shefi i tij në asnjë moment nuk ka thënë se“Kosova është pjesë e Serbisë”, shkruan gazeta “Kurier”, transmeton “Koha.net”.

Gurier deklaroi se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës prej vendeve të para e gjithashtu përkrah perspektivën evropiane të Kosovës e të Serbisë. “Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, deklaroi Gurier, duke shtuar se “Kosova e pavarur është realitet dhe Austria e ka njohur atë”.

Glier ka shtuar se Strache është i mendimit që të gjendet një kompromis për minoritetin serb në Kosovë. Sipas tij, Austria duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit neutral dhe të kontribuojë për paqe afatgjatë në Ballkan dhe një afrim mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dekada, njerëzit në të gjithë globin kanë pasur mundësinë…