Zeka: Mujë Krasniqi paraqet luftëtarin e paepur për çlirim kombëtar

14 dhjetor 2017 | 11:36

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka kujtuar dëshmorin Mujë Krasniqi, në 19-vjetorin e rënies heroike të tij.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Mujë Krasniqi paraqet luftëtarin e paepur për çlirim kombëtar.

“Po mbushen 19 vjet kur ra në krye të detyrës njëri ndër luftëtarët e parë të UCK-së dhe themeluesi i saj, Mujë Krasniqi – Kapuçi. Mujë Krasniqi ra heroikisht me 41 ushtarë të UÇK-së më 14 dhjetor 1998 në afërsi të kufirit Kosovë – Shqipëri. Ky dëshmor ishte njëri prej të parëve që doli hapur në varrimin e mësuesit Halit Geci më 28 nëntor 1997. Muja paraqet luftëtarin e paepur për çlirim kombëtar”, ka shkruar Zeka.

Image may contain: 1 person, beard

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Sara Stefanini dhe Nicholas Vinocur Presidenti francez Emmanuel Macron…