Zeka: Sulmi ndaj Agron Mustafës dëmton imazhin e vendit

15 janar 2018 | 13:09

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OAK), Arian Zeka, ka thënë se sulmi ndaj drejtorit të Telekomit të Kosovës Agron Mustafës nga Policia e Kosovës është akt i rëndë.

“Aktet e dhunës ndaj Drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës e aq më shumë të ushtruara nga organet e zbatimit të ligjit, të cilat do të duheshin dhënë maksimumin që bizneset të ndjehen më të sigurta në punën e tyre, në një mjedis për të cilin edhe ashtu ka shqetësime të mëdha në aspektin e sigurisë, do të ishin një dekor i keq në imazhin edhe ashtu negativ për vendin, deklaroi Zeka në një intervistë për “RTKlive”.

Sipas tij rastet si ky, por edhe rastet e dhunës ndaj gazetarëve dhe zyrtarëve të tjerë, të cilat sikur janë shtuar kohëve të fundit, duhen dënuar zëshëm dhe nga të gjithë.

“Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend, ndërsa pjesëtarët e saj në të gjitha nivelet, duhet të kontribuojnë që ky besim të vazhdojë, është shprehur Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ftuara e para për këtë javë në emisionin  “n’Kosovë…