Zekaj dhe Ziebarth diskutojnë për temën e migrimit

21 shkurt 2018 | 12:25

Zëvendësministri i së Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator nacional për migrim, Izmi Zeka, ka pritur sot në takim, Astrid Ziebarth nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara.

Sipas një njoftimi të MPB-së, në këtë takim u diskutua lidhur me trendet e migrimit në Kosovë që nga viti 2015, si dhe me sfidat e menaxhimit të imigrimit dhe emigrimit, zbatimin e strategjisë për migrim etj.

Zëvendësministri Zeka ka njoftuar Ziebarth lidhur me trendet e migrimit, ku u potencua fakti se Kosova  nuk është prekur nga ndonjë fluks i madh në vitin 2015, siç ndodhi me vendet tjera të rajonit.

Ai ka theksuar se megjithatë janë ndërmarrë hapa konkret që në raste të fluksit do të menaxhohet sa më mirë, duke hartuar planin e reagimit për menaxhimin e fluksit masiv me migrantë dhe refugjatë.

Në këtë takim u bë me dije edhe rreth planeve për hartimin e strategjisë së re pesëvjeçare lidhur me migrimin, proces ky që do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të prirë nga…