Zemaj takon Mary Jean Eisenhower, i dhuron flamurin Dardan

07 shkurt 2018 | 21:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj po qëndron këto ditë në Amerikë.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Zemaj sot ka takuar presidenten e organizatës ndërkombëtare “People to People”, Mary Jean Eisenhower.

Përmes një psotimi në profilin e vet në “Facebook”, Zemaj ka shkruar se vlerat perëndimore janë pikë takimi i përbashkët, njëherësh ruajtja dhe avancimi i miqësisë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve tanë.

Zemaj po ashtu në shenjë simbolike i ka dhuruar Eisenhower flamurin Dardan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca turke konfirmoi sot se Ankaraja i kishte përmbushur të…