Zeman nis zyrtarisht mandatin e dytë si president i Çekisë

08 mars 2018 | 17:49

Presidenti çek Millosh Zeman ka kryer betimin për mandatin e tij të dytë në këtë pozitë, derisa ka përdorur ceremoninë për përmendur “manipulimin” e medieve.

Zeman 73-vjeçar, një ish-komunist me qasje pro-ruse dhe kundër migrimit, ka kryer betimin, gjatë një sesioni të përbashkët të të dyja dhomave të parlamentit në Kështjellën e Pragës.

Disa mysafirë janë larguar në gjysmë të fjalimit, duke përfshirë disa ligjvënës, pasi ai ka kritikuar televizionin çek dhe disa media të tjera, raporton “REL”.

Zeman është zgjedhur president për herë të parë në vitin 2013 gjatë një procesi të drejtpërdrejtë të votimit, ndërsa është rizgjedhur në këtë post në muajin janar të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në saje të teknologjisë së avancuar gjithnjë e më tepër,…