Zeneli, fitues i Turneut “Adem Jashari” në Boks

01 janar 2018 | 11:05

Boksieri nga Shqipëria, Krenar Zeneli, e ka fituar Turneun Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Boks, i cili u zhvillua në Prishtinë.

Zeneli në finale në kategorinë deri në 60 kg e ka mposhtur bullgarin Kiril Rusinov, ndërsa në gjysmëfinale eliminoi Jasin Lamën nga Maqedonia. Ky turne është më i madhi për sportin e boksit në Kosovë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gugash Magani është zyrtarisht trajner i Trepçës ‘89 në Vala…