Zëvendësministri Cakolli: “Epoka e re”, erdhi me lirinë

26 janar 2018 | 17:26

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, njëherësh sekretar i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka uruar gazetën “Epoka e re” me rastin e 18-vjetorit të themelimit.

Ai ka thënë se “Epoka e re” është rreshtuar krahas vizionit të liridashësve. “‘Epoka e re’, erdhi me lirinë. Kur ajo liri dhe çlirimtarët vihej nën sulmet e neveritshme, ky medium u bë i pathyeshëm në promovimin e vlerave të luftës, bartës së atyre përgjegjësive. ‘Epoka e re’ u rreshtua krahas vizionit të liridashësve të paepur, u vunë përball sfidave të opinionit negativ nga dashakëqijtë e minuesit e shtetësisë së Republikës së Kosovës. ‘Epokës’ i uroj edhe një shekull tjetër jetë, duke u bërë mbrojtëse e flaktë e interesit dhe vizionit nacional! Gëzuar!”, ka shkruar Cakolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet…