Zëvendësministri i FSK-së: 2018-a, vit i ushtrisë

15 korrik 2018 | 15:34

Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani, ka thënë se askush nuk mund ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova e ka vendin në NATO dhe se viti 2018 do të jetë vit i ushtrisë.

“Kosova e ka vendin në NATO. Maqedonia mbrëmë ka festuar për ftesën për anëtarësim në NATO, Mali i Zi para një viti (maj 2017), ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009. Kosova në tri anët e kufirit të vet ka NATO-n, derisa prezenca e misionit të udhëhequr nga NATO (KFOR) po përmbush dy dekada. Kosova e ka vendin në NATO, pavarësisht sa kohë është e nevojshme. Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin.  Një gjë është e qartë: Viti 2018 është vit i ushtrisë”, ka shkruar Ramadani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot luhet akti i fundit i Kupës së Botës. Përveçse…