Zidane jep dritën e gjelbër për transferimin e Lewandowskit

22 mars 2018 | 12:16

Robert Lewandowski është i zgjedhur i Real Madridit për ta udhëhequr vijën e sulmit sezonin e ardhshëm, me trajnerin Zinedine Zidane që tashmë e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Reali ka arritur marrëveshje në parim me agjentin e sulmuesit polak, izraelitit Pini Zahavi, raporton e përditshmja spanjolle “AS”. Reali ende nuk e ka kontaktuar klubin gjerman, i cili nuk dëshiron ta lejojë top golashënuesin e vet të largohet, edhe pse besohet se një çmim prej 100 milionë eurosh mund ta bindë gjigantin gjerman.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mario Balotelli e ka lavdëruar Edinson Cavanin duke e…