Zidane: Nuk e mendoj Realin pa Ronaldon

18 janar 2018 | 12:19

“E pamundur të mendohet një Real Madrid pa Cristiano Ronaldon, ky është klubi i tij”. Ky është reagimi i trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, pas raportimeve të orëve të fundit për një largim të portugezit nga klubi mbretëror për shkak të shtyrjes së rinovimit të kontratës.

“Kjo është skuadra ku duhet të luajë. Tifozët në të gjithë botën duan që ai të qëndrojë. Nuk jam aspak i shqetësuar sepse jemi të vetëdijshëm që jashtë skuadrës flitet gjithmonë për gjëra të tilla. Cristiano duhet të mendojë të luajë ashtu siç ka bërë gjithmonë. Dua të flas vetëm për rendimentin dhe kontributin e tij në fushën e blertë”, ka deklaruar Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erzen Shkololli do të jetë drejtor i Galerisë Kombëtare të…