Zjarr afër një qendre tregtare në Prishtinë (Video)

20 qershor 2018 | 22:37

Një zjarr ka shpërthyer prapa qendrës tregtare ‘Royall Mall’ në Prishtinë, e cila sapo është hapur.

Lexuesit e “Indeksonline” kanë dërguar një video në redaksi ku shihet zjarri prapa ndërtesës, ku sipas tyre e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të fishekzjarrëve të shumta të cilat u lëshuan me rastin e hapjes së qendrës tregtare.

Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Kemi pranuar një informatë për një zjarr në rrugën B. Policia me njësitet e saja përkatëse i është përgjigjur rastit dhe është arritur të lokalizohet zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident me pasojë plagosjen e një 50 vjeçari u…