Zjarr në QKUK, evakuohen pacientët

04 mars 2018 | 14:41

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:50, në repartin intensiv të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në një Intra tavolinë ka filluar të dalë tym.

Pas kësaj, menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë.

“Menjëherë janë ftuar ekipi i sigurimit fizik, ekipi i zjarrfikësve të QKUK-së dhe Policia e Kosovës.

Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve kanë shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat.

Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies së një intra-tavoline.

Ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.

Ky repart pritet që t’i kthehet gjatë ditës punës normale”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus i kompanisë, “Deva Tours” është përfshirë nga flakët,…