Zuckerberg: Prioritet do t’u jepet lajmeve të besueshme

20 Janar 14:18

Rrjeti “Facebook” ka shpallur se do t’i mbështes burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, mbrëmë ka thënë se do tu jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.

Kompania deklaroi se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të rangohen organizatat mediale, sipas kushteve të besueshmërisë.

Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rrejshme dhe propagandës.

“Ka shumë senzacionalizëm, keqinformim dhe polarizim sot në botë”, ka shkruar Zuckerberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në hapësirat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit…