Zuckerbergu do t`i japë dy herë llogari Kongresit

10 prill 2018 | 12:04

Themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, përgatitet për testin e tij më të madh deri tani si shef i kësaj kompanie, pasi do të përballet jo me një, por me dy seanca dëgjimore në Kongres.

Disa i shohin këto seanca si teatër politik, megjithatë, e vërteta mbetet se asnjëherë më parë nuk ka pasur një qasje kaq të drejtpërdrejtë ndaj këtij njeriu, të mbështjellë në mburojën e rehatshme të ekipit të vet dhe zëvendësve të shumtë.

Bashkëthemeluesi i gjigantit të rrjeteve sociale, në mënyrë të pashmangshme do të “kryqëzohet” me pyetje mbi privatësinë e të dhënave, e fokusi do të jetë mbi të gjitha tek skandali i Cambridge Analytica. Pyetje të vështira do të përplasen mbi Zuckerbergun edhe mbi ndërhyrjen në zgjedhje, si dhe të ardhmen e vetë “Facebook”-ut.

Një ditë më parë, ai vetë kërkoi ndjesë për incidentin që çoi në vjedhjen e të dhënave personale të miliona përdoruesve. Në një dëshmi me shkrim drejtuar ligjvënësve amerikanë, ai ka thënë se rrjeti i mediave sociale duhet të kishte bërë më shumë për të mos lejuar keqpërdorimin e informacionit.

Pas problemeve të shumta rreth asaj se si kompania e trajton informacionin personal dhe për faktin që lejon potencialisht përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rreme, amerikanët po e humbasin me shpejtësi besimin te “Facebook”-u.

Italia ndërkohë i ka kërkuar dëmshpërblim, me argumentin se profilet italiane të përdorura nga Cambridge Analytica kanë përfunduar edhe në shënjestrën e mesazheve mbi racizmin dhe emigrantët. /tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur…