Zyrtare: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

23 janar 2018 | 11:07

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP)  i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi ka konstatuar se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt, dhe duke u bazuar në rezultatet e bëra publike, ka shpallur zyrtarisht Albin Kurtin kryetar të partisë.

“Ditën e diel, pas numërimit të votave në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) ka bërë shpalljen e rezultateve paraprake të votimit. Pas shpalljes së rezultateve paraprake, në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, KZP-ja ka lënë 24 orë afat në dispozicion për paraqitjen e letërankesave nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Rregullores, secili anëtar ka pasur të drejtën e votës, ashtu siç ka pasur edhe të drejtën për t’u ankuar pranë KZP-së për cilëndo pjesë të procesit zgjedhor. Gjatë afatit në dispozicion për pranimin e ankesave, pranë KZP-së nuk është paraqitur asnjë letërankesë për procesin zgjedhor”, është thënë në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moikom Zeqo Emri i lavdishëm e i pamortshëm i heroit…