Zyrtare: Berisha te Ballkani

22 dhjetor 2017 | 19:12

Ish-lojtari më i mirë në Kosovë në vitin 2008, Visar Berisha, është lojtar i ri i skuadrës së Ballkanit nga Theranda. Ai ka bërë me dije se e zgjodhi skuadrën nga Liga e Parë me synim që ta inkuadrojë në Vala Superligë.

“Të dashur miq, shokë, dashamirë të futbollit dhe gazetarë, ju njoftoj se nga e premtja jam edhe zyrtarisht pjesë e KF Ballkani. E falënderoj pronarin e ri Arsim Kabashi dhe besoj në një bashkëpunim dhe ecuri të suksesshme drejt Superligës. Faleminderit KF Drenica! Ishte kënaqësi për këta gjashtë muaj sa isha pjesë e juaja”, thuhet në njoftimin e Berishës, i cili në sezonin vjeshtor ishte ndër pikat më të forta në formacionin e skuadrës kuqezi.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, në një intervistë për…