Zyrtare: Wagneri rikthehet në Bayern

21 dhjetor 2017 | 11:11

Sandro Wagner pas një kohë të gjatë është rikthyer në Bayern Munchen. Ai kishte katër paraqitje me Bayernin, kurse në vitin 2008 u transferua te Duisburg.

Sulmuesi gjerman ishte pjesë e Hoffenihemit nga viti 2016, më këtë skuadër ka regjistruar 42 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola.

“Udhëtimi i gjatë ka përfunduar dhe unë jam kthyer në klubin dhe qytetin tim. Jam me të vërtetë i lumtur që jam kthyer në shtëpi, pasi Bayerni është skuadra më e mirë në Gjermani dhe një nga më të mirat në botë. Kur me erdhi oferta nuk më është dashur të mendoj shumë”, ka deklaruar Wagner.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje…