ZYRTARE: Xherdan Shaqiri lojtar i Liverpoolit

13 korrik 2018 | 22:16

Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Xherdan Shaqirit nga Stoke City.

Xherdan Shaqiri është lojtar i gjigantit anglez, Liverpool. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Liverpooli në Premierligë.

Skuadra angleze në faqen zyrtare të klubit, janë bërë të ditur se kanë transferuar Shaqirin nga Stoke City.

26 vjeçari që ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës në Rusi, do të mbajë numrin 23 në fanellën e tij te Liverpool.

Kujtojmë se Shaqiri ka qenë pjesë e Stoke City për dy sezone, duke regjistruar 92 paraqitje.

Në karrierën e tij, Shaqiri ka veshur edhe fanellat e Interit, Bayern Munich dhe Basel./Lajmi.net/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shijuar bukuritë e grykës…