​Isa Mustafa dhe Albin Kurti në takim

13 gusht 11:16

Pas gjendjes së krijuar ne vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo.

Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.

Ndërkohë, LDK-ja dhe Vetëvendosje ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë, po ashtu edhe takime për koalicione të mundshme.

Në këto qaste, një takim po mbahet me dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorante e kryeqytetit.

Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.

/KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e…