​Kadrijaj, Vjosa Osmanit: Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd

25 nëntor 20:50

Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, e cila shkarkoi katër konsuj.

Kadrijaj përmes një statusi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se Kosova po e pret edhe shkarkimin e bashkëshortit të Vjosës, “i cili gjithë ditën rrinë në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”.

“Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rrinë në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”, ka shkruar nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Prindoni është bashkëshorti i Vjosës dhe është udhëheqës i një departamenti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili mbulon SHBA-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka…