​Milani dhe Barcelona do të ndeshen më 6 gusht

30 qershor 15:32

AC Milan do të luajë kundër Barcelonës në “Camp Nou” në trofeun Gamper më 6 gusht pasi Roma zemëroi “Blaugranët” duke u tërhequr nga ky trofe.

“Giallorossët” fillimisht u shpallën zyrtarisht si kundërshtarë për ndeshjen tradicionale parasezonale, por papritmas ndërprenë kontratën.

Kjo e shtyu Barçën të kërcënonte me veprime ligjore. Tani raporte të shumta sugjerojnë se Milani është ftuar për të zëvendësuar Romën në trofeun Gamper dhe do të luajë në “Camp Nou” më 6 gusht.

Miqësorët e Milanit deri më tani janë kundër FC Koln më 16 korrik, Zalaegerszegi më 23 korrik dhe Olympique Marseille më 31 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autoambulancë është aksidentuar të enjten në lagjen “Dardania” në…