​Nxënësit e Deçanit nderojnë të rënët për liri

04 maj 12:16

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Deçanit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune kanë organizuar një ekspozitë përmes së cilës kanë përkujtuar figurat kombëtare të historisë sonë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se është krenar që nxënësit e shkollave të kësaj komune.

“Deçani ka vendosur që me një datë të caktuar t’i përkujtojë dëshmorët dhe martirët e kombit. Është një vendim që e kemi marr në fund të vitit 2019 dhe e kemi zbatuar në vitin 2020, mirëpo për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të bëjmë ndonjë organizim të dinjitetshëm edhe pse në kushte pandemike në këtë rast u bë diçka përtej me një numër tepër modest të pjesëmarrësve. Është një simbolikë ku neve na përkujton të kaluarën tonë historinë tonë. Unë ndjehem krenar kur nxënësit e shkollës së mesme të ulët… memorizojnë figurat kombëtare dhe historinë e kaluarës tonë”, ka thënë ai.

Duke vlerësuar lart angazhimin e nxënësve, drejtori i Arsimit, Bekim Vishaj, ka thënë se kjo ekspozitë me piktura të nxënësve të Deçanit ka për qëllim përkujtimin e dëshmorëve të rënë në këtë Komunë.

“Është merita më e madhe e nxënëseve që janë akterë të kësaj ngjarje kryesore. Ky aktivitet ka vend në kalendarin shkollor. Motivi për organizimin e kësaj ekspozite në fillim ka për qëllim përkujtimin e dëshmorëve në këtë rast të komunës sonë, që është me rastin e Ditës së Dëshmorëve 5 dhe 6 maj. Është ekspozitë që simbolizon kujtesën, simbolizon respektin për ata qe ranë për liri të Kosovës, njëkohësisht u japin hapësirë talentit të nxënësve që në të ardhmen ndoshta do të ndjekin këtë rrugë dhe do të bëhen artistë të mirëfilltë të artit”, ka thënë Vishaj.

Ekspozita e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të mbetet e hapur tri ditë në oborrin e objektit të Komunës së Deçanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Në vitet e nëntëdhjeta dhuna dhe terrori…