​OAK i propozon Qeverisë masat që duhet t’i ndërmarrë për të ndihmuar sektorin privat

24 mars 23:56

Oda e Afarizmit të Kosovës i ka përcjellur kryeministrit, ministres së Ekonomisë, ministrit të Financave dhe Transfereve, propozimet lidhur me masat që Qeveria duhet të ndërmarrë për të ndihmuar sektorin privat në tejkalimin e vështirësive që ka krijuar situata e shkaktuar nga COVID-19.

OAK nëpërmejt një komunikate thotë se pas një konsultimi të gjerë me bizneset ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme duke shqyrtuar të gjitha kërkesat e bizneseve drejtuar Qeverisë së Kosovës.

OAK vlerëson se masat emergjente që duhet të marrë Qeveria për të mbështetur sektorin privat nga kriza e shkaktuar nga virusi COVID – 19 do të ndihmojnë në zvogëlimin e humbjeve që janë duke i pasur bizneset dhe rritjen e mundësisë që bizneset të arrijnë që të mbajnë të gjithë punëtorët në vendet e tyre të punës.

“Disa nga këto propozime përfshijnë: Të subvencionohen pagat e punëtorëve në sektorin privat për 3 muaj me 50 % të pagës aktuale në sektorëve që kanë ndërprerë punën dhe ato që kanë zvogëluar stafin (min 220 Euro/muaj); të shtyhen pagesat e kredive për periudhën 3 mujore (kësti i kredisë për muajin prill të paguhet në muajin korrik); të sigurohet një buxhet për përkrahje të bizneseve në nevojë për kryerjen e obligimeve komerciale si pasojë e Covid – 19; të sigurohet një buxhet nga shteti për kredi pa interes për kompanitë; të i’u sygjerohet bankave komerciale që bizneseve të i’u japin kredi me kamata shumë më të volitshme; të lirohen nga tatimet në pronë, qira, paga, gjithmonë ndaj bizneseve të afektuara dhe me probleme si rezultat i Covid – 19 për 3 muaj; të përkrahen bizneset që janë të vendosura në objekte publike apo ato private të sektorëve të cilave nuk kanë operuar apo që kanë zvogëluar kapacitet e tyre punuese me pezullim të pagesave për 3 muaj apo me pagesë të qirasë së paku 50%; të rritet buxheti për bujqësi me dedikim rritjen e prodhimeve vendore”, thuhet në komunikatë.

Duke marrë parasysh këtë dhe duke marrë parasysh që institucionet e shtetit financohen nga të hyrat e bizneseve dhe qytetarëve (80% të të hyrave janë nga bizneset), Oda e Afarizmit të Kosovës gjithashtu ka propozuar që të merren edhe masa të tjera si përgjysmimi i pagave të deputetëve të Parlamentit të Kosovës; përgjysmimi i pagave të administratës shtetërore (paga të mos jetë më e vogël se 220 Euro); përgjysmimi i pagave në kompanitë publike (paga të mos jetë më e vogël se 220 Euro); të përjashtohen nga këto veprime sektorët emergjent të cilët kanë angazhim të shtuar gjatë kësaj periudhe (ushtria, policia, shëndetësia dhe zjarrëfikësit.

“Duke marrë parasysh këtë ne konsiderojmë që në këtë mënyrë të gjithë së bashku mund të kontribuojmë duke marrë barrën në tejkalimin e kës aj pandemie e cila mund të shkatërroj ekonominë dhe zhvillimin e vendit në rast se nuk ndërmarrim masa adekuate”, thuhet në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kuvendi…