​Osmani nuk tregon nëse do të jetë kandidate për kryeministre

24 gusht 14:38

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka deklaruar se ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kanë diskutuar gjatë kësaj mbledhje.

E pyetur nëse do të jetë kandidate për kryeministre për të cilën do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ajo ka thënë se këto vendime do merren së shpejti në ditët në vijim.

“Ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kemi diskutuar. Besoj se prononcimet do i merrni ndërkohë. Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë shorti i Kampionatit Botërorë të Xhudos në Japoni…