​Pjesëtarët e OKB-së akuzohen se kanë paguar për seks

25 shkurt 22:24

Misioni i OKB-së në Sudanin e Jugut ka tërhequr njësinë e policisë së paqes pas akuzave se disa anëtarë paguanin për seks me gratë nga kampi që ata siguronin.

Në njoftimin e OKB-së thuhet se policët nga Gana janë tërhequr nga vendi Vau në qytetin Jubu, transmeton “KP”.

Kreu i Misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut, David Shirer, e quajti këtë rast “shkelje të pastër” të rregullave të sjelljes që ndalojnë marrëdhëniet seksuale me popujt e prekshëm.

Zëdhënësi i qeverisë sudaneze deklaroi për “AP”,  se këta njerëz nuk duhet të mbajnë pozitat përkatëse.

Në Sudanin Jugor të shkatërruar nga lufta civile ndodhen 17.000 paqeruajtës të OKB-së. OKB ka luftuar për vite me raste të shumta të shfrytëzimit seksual nga anëtarët e saj në disa nga vendet më të varfra në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vila shtetërore Paqja në Dedinje, në të cilën është dashur…