​Risi e madhe nga Apple, tre modele të reja në vitin 2020

04 prill 22:30

Kompania Apple në vitin 2020 do të paraqesë tre modele iPhone me ekrane OLED me madhësi 5.42, 6.06 dhe 6.67 inç, sipas faqes së internetit Digitimes.

IPhone më i vogël nga Apple do të përfshijë ekranet e firmave të Samsung ose LG (furnizuesit kryesorë të ekraneve të Cupertino-s) që do të lejojnë Apple ta bëjë telefonin më të hollë se paraardhësit e tij.

Për më tepër Apple mund të pajiset me teknologjinë Y-Octa të Samsung, e cila do të ulte kostot e prodhimit. Në përgjithësi, Samsung do të mbetet ofruesi kryesor i ekraneve OLED në 2020, i ndjekur nga LG dhe ndoshta edhe nga Boe Technology, përcjell Atsh.

Për sa i përket 2019, Apple duhet të përsërisë zgjedhjet e bëra tashmë për gamën e 2018-ës, tre modele, njëra prej të cilave është  6.1 inç LCD, dhe më ekonomike, pasuar nga dy modele Oled me 5.8 dhe 6.5 inç.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Mentor Nazarko deklaroi në “Open” se Shqipëria nuk ka…