​Shuhet zjarri në Malishevë

12 prill 23:05

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në malet mes Gurbardhit dhe Turjakës në Komunën e Malishevës, i cili kishte përfshirë disa hektarë mal.

Njësia e zjarrfikësve në Malishevë, pas një intervenimi të suksesshëm në orët e mbrëmjes, e kanë shuar zjarrin në malet mes Gurbardhit dhe Turjakës, në Komunën e Malishevës.

Zjarri i cili kishte përfshirë disa hektarë mal, ishte shuar përreth një orë. Bashkë me zjarrfikësit në vend ngjarje ka dalë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka apeluar për kujdes të shtuar.

Sipas nënkryetarit Berisha, zjarrfikësit me të marrë informacionin kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe me shumë sukses kanë arritur që ta shuajnë këtë zjarr, i cili kishte kapluar një sipërfaqe të madhe të malit.

Nënkryetari Berisha, ka bërë apel tek të gjithë qytetarët, e sidomos tek ata të cilët shkojnë në mal, qoftë për dru, për ti kullosë bagëtitë, apo për rekreacion, që të bëjnë kujdes të shtuar, që mos ti hedhin cigaret e ndezura, të mos ndezin zjarre dhe ti lënë ndezura, dhe në çdo mënyrë të kenë kujdes, që mos ti djegim malet, pasi përveç maleve, rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë së Francës, Jean-Yves Le Drian, deklaroi se…