Nesër mblidhet Qeveria e Kosovës
20 dhjetor 2020
| 21:56
Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës në ora 08:30.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës nuk janë dhënë detaje nga pikat që pritet të diskutohen në këtë mbledhje.
Gjatë ditës kryeministri Avdullah Hoti do të vizitojë komunën e Rahovecit në ora 12:40. Hoti së bashku me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në Bërkoc të Gjakovës, në ora 14:00.



