
Një i vdekur dhe 69 raste të reja me Covid në Shqipëri
09 gusht 2021
| 17:15
Në 24 orët e fundit në Shqipëri është regjistruar një viktimë si pasojë e koronavirusit dhe 69 raste të reja, ka bërë me dijen Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Sipas kësaj ministri janë kryer 3 046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë: 21 në Tiranë, 6 në Durrës, 5 në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 në Fier, 3 Lezhë, Kavajë, 2 Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.
Aktualisht në Shqipëri janë 1 082 raste aktive me Covid.
Më tutje, MSh-ja ka njoftuar se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçar nga Tirana.