
Nuk respektuan masat antiCovid-19, shqiptohen 370 gjoba për qytetarët
27 tetor 2021
| 10:27
Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCovid-19.
Shkak i mosrespektimit të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga coronavirus, policia vetëm gjatë së martës ka shqiptuar gjoba për 370 qytetarë.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.