105-shja e AAK-së krah Haradinajt: Frymë përkrahëse dhe mobilizuese për AAK-në

14 dhjetor 2025 | 18:55

Kandidatja për deputete nga AAK-ja me numër 105, Ilirjana Mehmetaj, mori pjesë në një takim pune ku ishte i pranishëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe shumë aktivistë të AAK-së dhe kandidatë për deputetë në këto zgjedhje.

Ajo ka thënë se në këtë zgjedhje po vërehet një frymë përkrahëse dhe mobilizuese për AAK-në.

“Sot në Deçan patëm një takim pune bashkë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin z. Bashkim Ramosaj dhe shumë aktivistë të AAK-së dhe kandidatë për deputetë në këto zgjedhje, kudo e kado po vërehet një frymë përkrahëse dhe mobilizuese për të dalë fuqishëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sigurisht që ndryshimi do të jetë i madh pas zgjedhjeve, qeverisja e re do të jetë qeverisje e kthesave të mëdha në krye me Ramush Haradinajn, qytetari i Kosovës kërkon që udhëheqësit e ardhshëm të vendit të marrin përgjithësi, sepse që katër vite patëm institucione jo funksionale, ekonomi të rrënuar e rini pa perspektivë. Na priftë e mbara drejt ndryshimeve të mëdha në dobi të qytetarit e të Kosovës”, ka thënë kandidatja për deputet Mehmetaj.

No description available.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur vëllezër e motra, Të dashur bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë,…