11 të vdekur, 529 të shëruar dhe 364 raste të reja me Covid në Kosovë

18 prill 2021 | 15:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur 11 persona të infektuar me Covid.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 529 persona dhe janë paraqitur 364 raste të reja me Covid.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

529 TË SHËRUAR DHE 364 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 364 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste  (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.433.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjilan 40 raste, Gjakovë 29 raste, Ferizaj 21 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 18 raste, Fushë Kosovë 10 raste, Drenas 9 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 7 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Malishevë dhe Obiliq.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të xhudos…