115 akuza ndaj Cityt, rrezikon rënien nga kategoria

10 dhjetor 2024 | 12:19

Manchester City akuzohet zyrtarisht për thyerjen e rregullave të “fair-play”-t financiar. Ditën e premte është mbyllur dhe seanca e fundit e hetimit, që mund të sjellë gjoba të majme dhe deri në vendimin e rënies nga kategoria.

Bëhet fjalë për një periudhë 14-vjeçare ku tregohet se City ka thyer rregullat financiare. Pep Guardiola deklaroi se nëse shpallet fajtor, ai do të qëndrojë në klub pavarësisht dënimit që mund të merret.

Megjithatë, ekziston mundësia e njohur tashmë që secila nga dy palët, Manchester City dhe Premier Ligë, mund të paraqesin një apel kundër vendimit, në varësi të asaj që vendos Komisioni i pavarur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka deklaruar se lista e…