120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave. PDK-ja në këto zgjedhje ka fituar 20.19 për qind të votave, LDK-ja me 13.23 për qind të votave dhe AAK-ja me 5.50 për qind të votave.
Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ-ja është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, por sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.
Më së shumti ulëse në Kuvend do të ketë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar 57 ulëse, PDK-ja 22 ulëse, LDK-ja 15 ulëse, AAK-ja 6 ulëse, komuniteti serb 10 ulëse dhe komunitetet e tjera 10 ulëse.
Ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun për dallim nga zgjedhjet e kaluara në të cilat garoi në koalicion me AAK-në dhe kishte tre deputetë.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë rreth 45 për qind e gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor. Kurti më pas nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë. Qeverinë nuk arriti ta formojë as i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, po nga LV-ja, gjë që detyroi presidenten Osmani t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Deputetët e LV-së:
1. Albin Kurti
2. Glauk Konjufca
3. Albulena Haxhiu
4. Hekuran Murati
5. Donika Gërvalla
6. Xhelal Sveçla
7. Hajrulla Çeku
8. Avni Dehari
9. Mimoza Kusari-Lila
10. Ejup Maqedonci
11. Shqipe Mehmeti – Selimi
12. Andin Hoti
13. Arben Vitia
14. Saranda Bogujevci
15. Alban Bajrami
16. Edona Llalloshi
17. Mefail Bajqinovci
18. Nezir Kraki
19. Rufki Suma
20. Jeta Statovci
21. Adriana Matoshi
22. Armend Muja
23. Ardian Gola
24. Haxhi Avdyli
25. Adelina Grainca
26. Blerim Gashi
27. Albena Reshitaj
28. Taulant Kelmendi
29. Fatos Geci
30. Fitore Pacolli-Dalipi
31. Agim Bahtiri
32. Artane Rizvanolli-Berisha
33. Dimal Basha
34. Arbër Rexhaj
35. Labinotë Demi-Murtezi
36. Arbëreshë Kryeziu-Hyseni
37. Hysen Durmishi
38. Arjeta Fejza
39. Artan Abrashi
40. Arbërie Nagavci
41. Enver Haliti
42. Liza Gashi
43. Valon Ramadani
44. Adnan Rrustemi
45. Fatmire Kollçaku
46. Drita Pajaziti
47. Jeton Raka
48. Arsim Ademi
49. Rozeta Hajdari
50. Fitim Haziri
51. Salih Zyba
52. Fjolla Ujkani
53. Ilir Kërçeli
54. Sylejman Meholli
55. Valon Hoti
56. Vigan Qorrolli
57. Naim Bardiqi
Deputetët e PDK-së:
1. Bedri Hamza
2. Arian Tahiri
3. Përparim Gruda
4. Uran Ismaili
5. Sala Jashari
6. Vlora Çitaku
7. Enver Hoxhaj
8. Arben Mustafa
9. Nait Hasani
10. Rrahman Rama
11. Eman Rrahmani
12. Ganimete Musliu
13. Kujtim Gashi
14. Elmi Reçica
15. Artan Behrami
16. Xhavit Haliti
17. Besa Kabashi-Ramaj
18. Mërgim Lushtaku
19. Ferat Shala
20. Blerta Deliu-Kodra
21. Ariana Musliu-Shoshi
22. Arbnore Salihu
Deputetët e LDK-së:
1. Lumir Abdixhiku
2. Hykmete Bajrami
3. Ukë Rugova
4. Avdullah Hoti
5. Doarsa Kica-Xhelili
6. Kujtim Shala
7. Anton Quni
8. Armend Zemaj
9. Lutfi Haziri
10. Jehona Lushaku-Sadriu
11. Janina Ymeri
12. Besian Mustafa
13. Adelina Thaqi-Meta
14. Fadil Hadergjonaj
15. Ermal Sadiku
Deputetët e AAK-së:
1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Besnik Tahiri
4. Bekë Berisha
5. Time Kadrijaj
6. Albana Bytyqi
Lista Serbe
1. Slavko Simiq
2. Igor Simiq
3. Ljiljana Stefanoviq
4. Milan Kostiq
5. Nemanja Bishevac
6. Zlatan Elek
7. Miljana Nikoliq
8. Srdjan Popoviq
9. Verica Çeraniq
Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë
1. Nenad Rashiq
Komunitetet joserebe
1. Fikrim Damka
2. Fatma Taqi
3. Rasim Demiri
4. Emilija Rexhepi
5. Elbert Krasniqi
6. Duda Balje
7. Veton Berisha
8. Artan Asllani
9. Adem Hoxha
10. Erxhan Galushi



