 
                    Më 13 maj turniri për dëshmorin Demush Mavraj
                09 maj 2018
                |  14:54
            
        Turneu tradicional në futboll të vogël për dëshmorin e kombit, Demush Mavraj do të mbahet edhe sivjet.
Organizatorët e turniri për ish-ushtarin e Ushtrisë, Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe njeriun që gjithë jetën ka shërbyer për arsimin e brezave të rinj dhe për zhvillimin e sportit, do të mbahet më 13 maj në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Burim. Sistemi i lojës do të jetë 4+1, kurse turniri fillon nga ora dhjetë. Si zakonisht edhe në këtë turne për fituesit do të ketë medalje dhe Kupë.
Redaksia online
 (e.r. / epokaere.com)
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        