13 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor

09 mars 2022 | 11:57

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 13 pacientë me Covid-19 pozitivë, sipas raportit të punës për datën 9 mars.

Në trajtim mjekësor janë edhe 25 pacientë të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 22 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 24 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të ndeshjes ku Interi fitoi ndaj Liverpoolit me…