14-shi i PDK-së, Agron Canolli, kandidat për asamblenë e Prishtinës
Njëri nga aktivistët më të përkushtuar të PDK-së, Agron Canolli, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e listës zgjedhore për asamblenë komunale në zgjedhjet që mbahen më 12 tetor. Canolli mban numrin 14 në listën e PDK-së për asamblenë e Prishtinës, listë e cila ka për bartës kandidatin për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.
“Ju njoftoj se do të garoj sërish për një mandat tjetër në listën e PDK-së, krah kandidatit tonë për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili”, ka shkruar Canolli në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Ka qenë një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë këtyre viteve. Me përkushtim dhe punë të ndershme kemi shtyrë përpara shumë iniciativa që e bëjnë qytetin tonë më të mirë.
Sot, me po të njëjtin vullnet e energji, ju njoftoj se do të garoj sërish për një mandat tjetër në listën e PDK-së, krah kandidatit tonë për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.
Bashkë do të punojmë për një Prishtinë më të zhvilluar, më të pastër dhe më të drejtë për të gjithë.
Me mbështetjen tuaj, mund ta bëjmë realitet! AgronCanolli 1️⃣4️⃣
KohapërPrishtinën




