144 gjoba për thyerjen e ligjit kundër duhanit

29 dhjetor 2017 | 20:03

Gjykatat e Kosovës gjatë dy viteve kanë shqiptuar dënime për 144 lëndë për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit.

Kështu thuhet në një raport të organizatës “Kosovo Advocacy and Development Centre”, ku thuhet se kanë bërë monitorimin e lëndëve të duhanit në gjykata gjatë periudhës dy vjeçare shtator 2015 – 2017 me qëllim të përcjelljes së zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

“Këto të dhëna janë marrë prej divizionit të kundërvajtjes në 7 gjykatat themelore dhe degëve që hyjnë në regjionin e tyre: në Prishtinë më degët: Gllogovc, Lipjan, Podujevë, (Graçanica është jo funksionale); në Mitrovicë me degët: Skenderaj, Vushtrri, (Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë jo funksionale); në Pejë me dëgët: Klinë, Istog, Deqan; në Prizren me degët: Dragash, Suharekë; në Ferizaj me degët: Kaçanik, Shtërpce; në Gjilan me degët: Viti, Kamenicë, Novobërdë; dhe në Gjakovë me degët: Rahovec, Malishevë. Llojet e vendimeve të gjykatave të Kosovës, për lëndët e shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit, janë të ndryshme: hudhjet, cedimet, pezullimet, lirim nga përgjegjësia, qortimet, mbikqyrja e shtuar e deri te gjoba. Aktvendimet dënuese më të shpeshta të gjykatave janë gjobat e shqiptuara për 144 lëndë, ndërsa qortimi dhe mbikqyrja e shtuar janë shqiptuar vetëm në 1 rast.

Sipas raportit, gjykatat themelore në Kosovë nga inspektorati sanitar komunal kanë pranuar numër të ndryshëm të lëndëve për shkeljen e Ligjit. Gjykatat me më shumë lëndë të përfunduara janë ajo e Prizrenit, Pejës, Vitisë, Lipjanit, Kamenicës e Freizajt.

“Monitorimi ka treguar që për zbatimin efikas të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe sigurimin e mjediseve pa tym duhani, është i domosdoshëm trajnimi i autoriteteve inspektuese dhe zbatuese të procedurave kundërvajtëse, për zhvillimin e procedurave në përputhje me Ligjin. Rritja e efikasitetit dhe shpejtësisë me të cilën procedohen lëndët e duhanit nëpër gjykatat e Kosovës, ndikon dukshëm në rritjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Në bazë të të gjeturave nga monitorimi vlerësohet se forma më e mirë përmes së cilës mund të rritet efikasiteti i zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, është përmes lëshimit të gjobave mandatore nga ana e inspektoratit, porsa të jetë evidentuar shkelja. Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Kundërvajtje në fillim të vitit 2017, procedura e kundërvajties anashkalon zhvillimin e procedurave në Gjykatë për gjobat fikse, gjobat deri në 500$ për personin fi zik, e deri në 1000$ për personin juridik, dhe atyre të shqiptuara në vend.

Neni 56 përshpejton procedurën burokratike të paraparë më herët për zgjidhjen e lëndëve për shkelje të ndalesave për duhan, duke mundësuar organin e kundërvajties të zhvilloj procedurën për gjobat mandatore në vend. Në fund, është urgjente dhe i domosdoshëm trajnimi i inspektorëve qendror dhe lokal sanitar për zbatimin e procedurës kundërvajtese sipas Ligjit të ri për Kundërvajtje i cili thjeshtëson procedurën dhe fuqizon sanksionet e parapara me Ligjin për Kontrollin e Duhanit”, thuhet në komunikatën e organizatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar…