144 raste të reja me Covid në Kosovë

07 janar 2022 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes.

“Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Në total numri i rasteve aktive është 997”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, pas shkëmbimit të puthjes…