
15-shi juaj, Sonila Pllashniku: Prishtinë, është momenti me buzëqeshë!
Sonila Pllashniku, juristja që ka diplomuar me notën mesatare 10.0, është kandidate për asamblenë komunale të Prishtinës. Sonila garon në listën zgjedhore të PSD-së, me numrin 15. Ajo iu është bashkuar ekipit të Besa Shahinit, kandidate për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit. Pllashniku ka thënë se nga 12 tetori qytetarët prishtinas dhe fshatrave për rreth do të vendosin për të ç ‘rrënjosur çdo parregullsi dhe për t’i dhënë jetë të re kryeqytetit tonë.
“Në këtë tetor, po marrim kthesë për të ç ‘rrënjosur çdo parregullsi dhe për t’i dhënë jetë të re kryeqytetit tonë. T ‘buzëqeshim me zemër. Me entuziazëm, gëzim, forcë, dashuri, trimëri e buzëqeshje, po i japim Prishtinës zërin dhe vullnetin që i duhet. Unë, çika e Prishtinës, do të jem “15-shi” juaj. Ajo çika që s’din me u ndal, që lufton me zemër për një jetë të drejtë e të barabartë.
Ju ftoj të bashkoheni sepse vetëm kështu, të buzëqeshur, do t’ia sjellim Prishtinës risinë që meriton!”, ka shkruar Sonila Pllashniku. “15-shi juaj, zemra që buzëqesh për Prishtinën!” Partia Socialdemokrate qe drejtohet nga Besa Shahini garon me numrin 149, ndërsa kandidatja për asamblenë komunale, Sonila Pllashniku garon me numrin 15.