17 pacientë në Spitalin e Pejës me Covid-19, në gjendje të rëndë

05 gusht 2020 | 09:53

17 pacientë të shtrirët në Spitalin e Pejës me Covid-19, në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke marrë trajtim 59 persona të cilët janë të infektuar me COVID-19.

“35 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim.

“Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19”.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë njoftohet se 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. “Nga këta 31 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Janë kryer 4 operacione, ndërsa 193 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,902 analiza”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshje të dendura shiu bashkë me erëra kanë përfshirë Kosovën…