Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë po harton planet vjetore dhe mujore të bazuara në kurrikulë

21 gusht 2019 | 16:16

Pasi fillimi i vitit të ri shkollor 2019/2020 është afër, Drejtoria për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës është në fazën përmbyllëse të përgatitjeve tekniko-teorike, jo vetëm në meremetimin e objekteve shkollore, por që të fillojë një vit mësimor dhe të realizohen pritjet cilësore në të tri nivelet që zhvillohet mësimi në komunën e Malishevës, koordinatori i DAE-së, Halim Hoti, ka organizuar punëtori dyditore me ekspertët e pesë fushave dhe aktivitete profesionale të tri niveleve, për hartimin e planeve vjetore dhe mujore të bazuara në kurrikulën  e cila është në zbatim, nga MAShT-i.

Këto dokumente bazë për mësimdhënësit do të ndihmojnë që standardet e planifikuara në së cilën lëndë, klasa dhe nivele të janë më të unifikuara si dhe treguesit e pritjeve të rezultateve në periudha vlerësuese të jenë më të mundshme për identifikim dhe rekomandim për realizim, këtë do ta bëjnë, mentoruesit dhe monitoruesit e këtij procesi.

Këto plane do t’u shpërndahen shkollave me qëllim që t’u ndihmohet mësimdhënësve, për zbatimin praktik të kurrikulës së re në mësimdhënie dhe mësimnxënie, ku edhe suksesi do të shënojë ngritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…