2 000 maska për qytetarët e Obiliqit

15 gusht 2020 | 22:24

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve si dhe duke respektuar vendimet e institucioneve qendrore për bartjen e maskës, sot, nga ekipet e shtabit emergjent është bërë shpërndarja e 350 maskave dhe dezinfektueseve për banorët në banesat kolektive në fshatin Plemetin.

Sipas një njoftimi, vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka dorëzuar afro 2 000 maska dhe dezinfektues, tek të gjitha njësitë shëndetësore nëpër fshatra, Këshillit të Bashkësisë Islame, Stacioni Policor në Obiliq, ku nëpërmjet këtyre institucioneve janë shpërndarë te qytetarët e Obiliqit, po ashtu për pacientët me hemodializë, familjet të rezultuara pozitiv me Covid-19 dhe institucionet tjera.

Shpërndarja e tillë me maska e dezinfektues do vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka kërkuar nga qytetarët e Obiliqit që të vazhdojnë të respektojnë masat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se Bashkimi…