Drejtuesit e OVLUÇK ndjekin seancën e Gjykatës Speciale nga selia

09 shkurt 2026 | 11:14

Ka nisur sot seanca në Gjykatën Speciale, një moment ky që shënon fazën përmbyllëse të procesit gjyqësor më të madh që po zhvillohet aktualisht në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ndërkohë, drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po ndjekin zhvillimet e seancës nga selia e organizatës.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit kanë nisur paraqitjen e tyre para sallës së gjyqit.

Në këtë fazë, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare./Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan…